Policia e Kosovës ka treguar se sot rreth orës 10:30 ka ndodhur një përleshje fizike në mes dy personave në lagjen Kalabria në Prishtinë, shkrun Alsat M, trfaznsmeton gazeta Koha.
Sipas policisë me të dal në vendin e ngjarjes është bërë fjalë për një therrje me thikë ndaj viktimës A.P 49-vjeçare e cila pas lëndimeve të marra është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
“Me të dal në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me një rast lëndim trupor ku viktima A.P, femër 49-vjeç ka marr lëndime plagë nga arma e ftoftë (thikë) dhe e njëjta është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë ë Kosovës.
Lidhur me rastin në fjalë policia ka arrestuar personin e dyshuar B. D, femër , 38 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës, si dhe është konfiskuar mjeti i cili dyshohet të jetë përdorë në këtë rast.
Aktualisht hetuesit policor janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ne përpjekje për te ndriçuar dhe sqaruar plotësisht rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarje.
Dyshohet se viktima është mësuese e shkollës “7 Marsi” në Prishtinë ndërsa e dyshuara është prinde.