Mjekja kujdestare Marina Sotirovska ka folur për gjendjen shëndetësore të të lënduarit gjatë tragjedisë së shembjes së dheut në Çair ku humbën jetën dy persona. “I lënduari ka pasur vetëm lëndime trupore, mirëpo kq qenë me vetëdije kur është sjellur me ndihmën e shpejtë.
Besoj që gjendja e tij tani është mirë. Ekipet tona kanë intervenuar menjëherë, por fatkeqësisht dy persona kanë qenë pa shenja jete që nga vendi i ngjarjes. Mirëpo, ekipet kanë intervenuar edhe për familjarë dhe shoqërinë, të cilët e përjetuan rëndë këtë ngjarje”, ka deklaruar Sotirovska.