Loja Destiny 2 është publikuar vetëm para disa muajve, por kjo ishte kohë e mjaftueshme që loja të sigurojë statusin e titullit më të shitur gjatë këtij viti. Grupi NPD sugjeron se, pas publikimit të lojës për PlayStation 4 dhe Xbox One, Destiny 2 është loja më e shitur në vit, ndërsa në rezultate nuk është përfshirë edhe shitja e versionit për PC, e cila del më 24 tetor. Rezultatet, të cilat Destiny 2 i ka arritur, lojën e vendosin në vendin e tretë për nga shitja në 12 muajt e fundit, pas Call of Duty: Infinite Warfare dhe Battlefield 1. Pritet që loja të vazhdojë ngritje me publikimin e versionit PC, i cili pritet me padurim, sikurse edhe DLC- i parë që pritet në dhjetor