Shkup, 6 qershor – Mundësitë për hapje të vendeve të reja të punës për të rinj, vetëpunësimi i tyre përmes hapjes së biznesit me mbështetje dhe ndihmë të shtetit, zhvillim të mëtejshëm të sipërmarrësisë sociale dhe rekomandime për rritje të mjeteve për mbështetje, ishin tema në konferencën e sotme “Ndikimi i inovacioneve ulje e papunësisë së të rinjve” që në organizim të Qendrës Kulturore Rinore nga Manastiri u mbajt në Shkup.
Drejtori i Fondit për inovacione dhe zhvillim teknologjik Jovan Despotovski theksoi se shteti bën përpjekje që të rritet punësimi, posaçërisht tek të rinjtë përmes hapjes së vendeve të reja të punës, të cilat, siç tha, duhet të paguhen me paga të larta.
“Javën e kaluar publikuam thirrje për biznes akcelerator për të rinj, tanimë jemi në përgatitje të kësaj mase ofertë për të rinj, të cilët ose përfundojnë fakultet ose janë të diplomuar, ndërsa kanë dëshirë që të punësohen dhe të hapin biznesin e tyre. Do të hapim sportel në të cilin do të mund të paraqiten dhe të marrin mentorim, grante të hapin firmë dhe të marrin mbështetje për aplikacionet me të cilat do ta zhvillojnë biznesin dhe të marrin mjete nga Fondi”, tha Despotovski.
Tha se segment i rëndësishëm në hapjen e bizneseve të reja është edhe sipërmarrësia sociale, e cila përveç punësimit mund të mundësojë edhe zgjidhje të disa problemeve sociale.
“Duam t’i nxisim të rinjtë përmes zhvillimit të kompanive të cilat do t’u gjenerojnë të ardhura që të krijojnë lloje të tillë të produkteve dhe shërbimeve të cilët do të ndihmojnë gjegjësisht kanë komponente sociale”, tha Despotovski duke apeluar që të rinjtë t’i shfrytëzojnë shanset dhe mbështetjen që u ofrohet.
Zllatko Talevski nga QKR Manastir tha se të gjithë së bashku duhet të gjejnë zgjidhje se si të përmirësohet sistemi për mbështetje të të rinjve me qëllim që të zvogëlohet papunësia tek të rinjtë që, siç theksoi, është problem i madh i viteve të kaluara.
“Rekomandimet tona kryesore janë rritja e fondeve për mbështetje të bizneseve të vogla dhe ideve sociale sipërmarrëse të cilat nënkuptojnë jo vetëm hapjen e vendeve të punës, por zgjidhjen e problemeve sociale”, tha Talevski.
Shtoi se nevojitet edhe mbështetje e qëndrueshmërisë së organizatave civile, për shkak se në sektorin civil ekziston potencial i madh për hapje të vendeve të reja të punës kryesisht të dedikuara për të rinj.