Shkup, 5 nëntor 2018 – Drejtori i Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik, Jovan Despotovski prej sot deri më 7 nëntor do të marrë pjesë në Forumin e tretë rajonal për inovacione, teknologji dhe sipërmarrje në Sarajevë – Sarajevo Unlimited 2018, ku do t’i prezantojë masat dhe aktivitetet që i ndërmerr shteti për rritjen ekonomike përmes mbështetjes së bizneseve të suksesshme inovative.
Sarajevo Unlimited 2018 është forumi i parë rajonal për inovacion, teknologji dhe sipërmarrje, ndërsa qëllimi i ngjarjes është krijimi i një platforme që do të prezantojë dhe theksojë tregimet e suksesshme të asaj që tashmë është arritur në rajon në drejtim të implementimit të inovacioneve në arsim dhe në biznes eko-sistemin, por edhe lidhje më efikase e investuesve, tregjeve dhe institucioneve relevante.
Në kuadër të edicionit të tretë të forumit, do të mbahet edhe konferencë e veçantë për Kinën dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore – “16 + 1”, në të cilën përfaqësues prej njëmbëdhjetë vende të Bashkimit Evropian dhe pesë vende ballkanike do të realizojnë takim që e promovojnë bashkëpunimin në fushën e inovacionit, teknologjisë, shkencës dhe sipërmarrjes.
Pritet më shumë se 400 delegatë të huaj ta vizitojnë forumin, përfshirë edhe përfaqësues të institucioneve qeveritare, korporatave, universiteteve dhe qendrave hulumtuese