Shkup, 15 nëntor – Përgjegjësinë për atë se ku është Igor Spasov duhet ta kërkojmë te ata të cilët janë lëndë e konferencës së sotme për shtyp, ato janë gjykatat, tha sot ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska.
Ajo në konferencën për shtyp e cila sot ishte e dedikuar për protestën e sotme të administratës gjyqësore në të gjitha gjykatat përgjatë shtetit, tha se zëshmërinë në kuadër të gjyqësorit duhet ta dëgjojmë për rastet e tilla të cilat i minojnë themelet e gjyqësorit dhe të gjithë sistemit juridik.
“Nuk mund të dëgjojmë zëshmëri për atë se si ata do t’i ndajnë paratë brenda, por vetë duhet të jenë të vetëdijshëm për përgjegjësinë e tyre. A bëhet fjalë për gjykatës, kush i ka lëshuar, nuk e ka lëshuar Administrata ose dikush nga jashtë Ministrisë, e lëshon gjykatësi në procedurë gjyqësore”, tha ajo.
Theksoi se zëshmëri duhet të tregohet kur bëhet fjalë për vjetërsim të rasteve, për shkak të asaj që nuk caktohen mjaftueshëm ose nuk caktohen shpesh, që me të vërtetë frustron në atë që domethënë punë në gjyqësor.
Ish pjesëtari i Njësisë Speciale Spasov është dënuar me burg prej 14 vjet për vrasjen e Martin Neshkovskit, vrasje e cila ndodhi një natë pas festës së VMRO-DPMNE-së pas fitores në zgjedhjet parlamentare.
Dënimin me burg e mbante nga viti 2011, ndërsa i është ndërprerë nga viti i kaluar për shkak të problemeve shëndetësore.
Ai duhej të paraqitej në Burgun “Idrizovë” më 18 tetor. Spasov nga fillimi i muajit kërkohej në territorin e shtetit, por pasi organet hetuese nuk e gjetën dhe nuk kanë pasur kurrfarë të dhënash për të MPB-ja shpalli urdhërarrest për të.