Deskoska: Vazhdojnë të gjitha procedurat e nisura nga Prokuroria Speciale

0

“Dje e lëshuam në procedurë kuvendore Ligjin për Prokurori Publike, ligj i cili duhet të sillet me shumicë prej dy të tretave të cilën nuk e kemi vërtetuar akoma, por e rëndësishme është se në nivel të koalicionit qeveritar arritëm të sigurojmë pëlqim për një tekst i cili i jep qëndrueshmëri të fortë PPS-së, e shndërron në organ të përhershëm, nuk ofron kurrfarë amnistie të fshehtë”.

Këtë e deklaroi sot ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska në nënshkrimin e memorandumit për përdorimin e sistemit për grumbullimin dhe përpunimin e të dhënave për parandalimin dhe represionin e korrupsionit dhe larjen e parave.

Sipas saj, në pajtim me ligjin e ri vazhdojnë të gjitha procedurat e filluara para PSP-së dhe të cilat janë në fazë të aktakuzës ose në fazë hetimore apo në fazë parahetimore me atë që dëshmitë të cilat janë grumbulluar në fazë të këtyre procedurave mbeten valide.

“Përdorimi i materialeve për përgjim është kufizuar për ato aktakuza të cilat janë ngritur në 18 muajt e parë. Në konsultime me ekspertë të huaj dhe me PSP-në, erdhëm në përfundim se praktikisht në lëndët të cilat hapen pas 18 muaj realisht edhe nuk ka nevojë të domosdoshme për shfrytëzimin e materialeve audio si dëshmi, pasi ato janë shfrytëzuar si indikacion përmes së cilave më pas PSP ka ardhur në dëshmi të tjera të cilat mund të shërbejnë si dëshmi në procedurat gjyqësore. Për këto arsye nuk do të ketë prishje të cilësisë së udhëheqjes së procedurave gjyqësore nëse nuk përdoren në këto procedura këto audio materiale”, tha Deskoska.

Ajo tha se në fillim ka pasur dy versione të ligjit, një prej grupit të punës, ndërsa tjetri i përpunuar dhe kishte të bëjë vetëm me PSP-në.

Comments are closed.