Shkup, 3 korrik – Siguria juridike e investuesve është një ndër kushtet për tërheqjen e investuesve të jashtëm. Prandaj secili shtet nikoqir duhet të krijojë sistem për zgjidhje të kontesteve në të cilat njëjtë do të kenë besim edhe shteti edhe investuesi. Parimi i transparencës është i domosdoshëm për opinion në procesin e zgjidhjes së kontesteve dhe mënjanimit të dyshimeve për korrupsion, konsideron ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska.
Ministrja, duke folur në punëtorinë e sotme lidhur me konventën e KB-së për transparencë të procedurave të arbitrazhit, theksoi se ajo mund të kontribuojë për uljen e korrupsionit në rastet të cilat në të vërtetë janë të lidhura me arbitrazhin investues.
“Në opinion ka raste tashmë të caktuara të njohura të cilët u bënë lëndë e konflikteve apo lëndë e konfrontimit mes investuesve dhe shtetit dhe të cilat presim në periudhën në vijim të jenë lëndë të, sipas të gjitha gjasave, disa procedurave të arbitrazhit. Arbitrazhi investues për momentin funksion në parimet e procedurave të tjera të arbitrazhit dhe nëse ruhet parimi i fshehtësisë dhe jotransparencës mund të shkaktohet dyshim kur bëhet fjalë për shtetin, dyshim për korrupsion benefite më të mëdha të investuesve”, tha Deskoska.
Me qëllim që të mënjanohet dyshimi se bëhet fjalë për raste korruptuese dhe vetëvullnet politik, duhet të zbatohet ajo që e parasheh kjo Konventë, tha Deskoska.
Arbitrazhi, shtoi, është faktor kyç i sigurisë juridike për investuesit në cilindo vend, përfshirë edhe Maqedoninë, posaçërisht në kushte si tani kur bëhen përpjekje për të zbatuar reforma dhe për të siguruar gjyqësi të pavarur.
Dekani i Fakultetit juridik, Goran Koevski, ku u mbajt punëtoria në bashkëpunim me Shoqatën gjermane për bashkëpunim internacional GIZ theksoi se deri më tani 23 vende e kanë nënshkruar Konventën e KB-së për transparencë në arbitrazhin investues, mes të cilave Kanadaja, Franca, Gjermania, SHBA-ja, Zvicra.
Ajo, tha dekani, rregullon si dhe kur rregullat e transparencës duhet të zbatohen gjatë arbitrazheve investuese. Për fat të keq, shtoi, ende nuk është nënshkruar asnjëri vend nga rajoni.