Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Renata Deskoska sot ka pasur takim me ambasadorin e SHBA-së Xhes Bejli, ku morën pjesë edhe përfaqësues të USAID-it dhe Korpusit paqesor.
Në takimin, siç thuhet në kumtesë, Deskoska i ka theksuar prioritetet e MASH-it, respektivisht finalizimin e Strategjisë për arsim, ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për arsim të lartë dhe përkrahjen e fëmijëve me nevoja të posaçme arsimore.
Deskoska, po ashtu e ka njoftuar ambasadorin Bejli për revizionin e paralajmëruar të librave për arsim fillor dhe të mesëm, si dhe ndryshimet e Ligjeve për arsim fillor dhe të mesëm.
Ministrja iu falënderua Bejlit për përkrahjen afatgjate dhe ndihmën e popullit amerikan, përmes projekteve të ndryshme në Republikën e Maqedonisë, si dhe për ndihmën profesionale të cilën e marrin të gjithë personat e përfshirë në veprimtarinë edukative-arsimore në vend.