Shkup, 21 shkurt – Ministrja e drejtëisë, Renata Deskoska ka zbuluar se cili do të jetë fati i Prokuroris Speciale Publike (PSP) në ta ardhmen. Deskoska ka thënë se me dy draft ligje të cilat veç se janë gati, PSP-ja do të jetë pjesë e Prokurorisë Themelore Publike. Ajo ka njoftuar se drfat ligjet kanë qenë në debat publik, ndrësa kanë marrë sygjerime edhe nga ekspertë të huaj, dhe tani vlerëson ajo, se zgjidhjet finale të ligjeve janë të mira, informon gazeta KOHA.
“Për momentin është përpiluar tekst nga Ministria e drejtësisë, i cili i sublimon zgjidhjet e mira nga njëri dhe ligji tjetër dhe në normat janë përfshirë norma të cilat e bëjnë PSP organ i përhershëm në sistemin e Prokurorisë Publike, me disa kufizime në autonomin e saj, pasi që megjithatë duhet të jemi të vetdijshëm se sistemi i cili mbeti prapa nesh, i cili ishte shkas dhe arsye për formimin e PSP-së mund të riktheheht kurdoherë. Ne duhet të kemi mekanizëm i cili do të jetë kundër peshë e Prokurorisë Publike me qëllim që të funksionojmë si shtet i cili ndërton sundimin e së drejtës”, ka deklaruar ministrja e drejtësisë, Renata Deskoska, në magazinën debative “Click Plus” në TV21, transmeton KOHA.
Deskoska shtoi se PSP edhe pse do të jetë pjesë e Prokurorisë Themelore Publike, do të ketë autonomin e saj dhe se, në draft ligj është përfshirë edhe norma me të cilën Prokuroria Publike i merr përsipër veprat penale që lidhen me veprimet e kryera nga zyrtarët të lartë. (koha.mk)