Shkup, 18 janar – Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska, ka arsyetuar ligjin e ri për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktet e interesit, i cili parasheh edhe zgjedhjen e anëtarëve të ri të Komisionit për antikorrupsion.
“Qytetarët kanë të drejtë, mbi bazë të nenit të thjeshtë të cilin e përmban ligji, të dorëzojnë iniciativë në Komisionin shtetëror për parandalimin e korrupsionit, dhe nëse kjo iniciativë ka bazë, atëherë Komisioni ngrit iniciativë për kontrollin e financimit të partive politike”, theksoi Deskoska.
Lidhur me financimin e fushatave zgjedhore, Deskoska potencoi se nuk duhet të lejohet të përsëritet praktika e vjetër dhe ankesat të përfundojnë në sirtarët e Komisionit.