Shkup, 11 janar – Prokuroria Speciale Publike duhet ta mbajë pavarësinë e saj, sepse u tregua si një zgjidhje e shkëlqyer dhe kjo nuk duhet të barazohet me rangun e Prokurorisë për krim të organizuar, tha ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska, në brifingun e sotëm me gazetarët.
“Mendoj se partitë politike duhet të japin mbështetje për mbajtjen e kapacitetit të PSP-së dhe të kompetentëve të tyre, duke e pasur parasysh se në periudhën e fundit është investuar në treningje dhe edukim në këtë Prokurori. Do të thotë,një Prokurori e cila do të ketë garanci të caktuar të pavarësisë dhe të vendosmërisë autonome e cila ka treguar rezultat në Maqedoni, duhet edhe ta mbajmë”, deklaroi Deskoska, transmeton Koha.
Sqaroi se në ENER janë publikuar versione të përpunuara nga grupet e punës në pjesën e kompetencës së PSP-së, rreth asaj nëse do të lidhet kompetenca e tyre vetëm për bartësit e funksioneve publike.
“Shqyrtohet edhe opsioni rreth asaj nëse do të mund ta lidhim kompetencën jo vetëm rreth mjedisit të njerëzve, por edhe rreth vlerës së dëmit ose vlerës së dobisë me qëllim që të kemi kufizim edhe më të mirë në ato raste ku janë të përfshirë në funksionet publike por edhe të personave të tjerë. Kështu edhe kjo mund të hyjë si variant”, tha ministrja e Drejtësisë.
Sipas saj, për ato procedura që janë në fazë të aktakuzës nuk ka dilemë se duhet të vazhdojnë në kuadër të PSP-së.
“Në pjesën që ka të bëjë me hetimet, atje është investuar punë nga PSP-ja dhe këtu nuk duhet të lejohet të ketë amnistim praktik të veprave penale me ndryshime të ligjit. Në atë pjesë do të duhet të bëjmë llogari që të bëhet përcaktim i saktë që do të japë mundësi që veprat që janë bërë dhe cilat kanë qenë në fazë të hetimit për t’i vazhduar. Kush do të vazhdojë, nëse Prokuroria për krim të organizuar ose PSP-ja, kjo do të definohet sipas kompetencave që do të sistemohen midis këtyre dy prokurorive”, shtoi Deskoska,
Prokurori shtetëror publik, Lubomir Joveski në intervistën e fundit për MIA-n tha se po angazhohet që të ketë ligj të vetëm në të cilin do të inkorporohet edhe puna e PSP-së si prokurori të veçantë në rrjetin e Prokurorëve publikë.
Në opinion ende nuk ka propozim final për zgjidhjen ligjore. I njohur është vetëm versioni i propozuar nga grupi i punës pranë Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa propozime ka edhe nga PSP-ja dhe nga partitë politike.