Shkup, 11 dhjetor – Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska pret që Hungaria si vend anëtare e Bashkimit Evropian gjatë marrjes të vendimit për ekstradimin e ish kryeministrit Nikolla Gruevski ajo të zhvillohet sipas standardeve dhe konventave evropiane.
“Është e drejta jonë që të kërkojmë ekstradim dhe sipas dokumenteve të vlefshme ndërkombëtare kemi të drejtë që të marrim edhe ekstradim. Është e drejtë e autoriteteve hungareze që të vendosin në mënyrë të cilët mendojnë se duhet të vendosin, por unë pres që një Qeveri, e cila është vend anëtare e Bashkimit Evropian, gjatë marrjes së vendimeve të respektojë standardet dhe konventat evropiane, veçanërisht të Konventës Evropiane për ekstradim të cilën e kemi nënshkruar dhe ratifikuar edhe ne edhe Hungaria”, deklaroi Deskoska, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve para debatit të sotëm për Propozim-ligjin për gjykatat.