Shkup, 5 prill – Propozim-ligji për arsim të lartë është i ligjshëm për universitetet dhe nga universitetet dhe për këtë pres të miratohet me koncensus, i porositi ministrja Renata Deskoska pjesëmarrësit në debatin e sotëm publik për tekstin e ligjit të ri, të organizuar nga Komisioni kuvendor për arsim të lartë dhe sport. Kanë marrë pjesë rektorë të universitetet publike dhe private, dekanë, profesorë, profesorë, studentë, përfaqësues të sindikatave.
Është e kënaqur, tha, që në hartimin e tij në nëntë muajt e fundit kanë marrë pjesë të gjitha palët e prekura edhe sugjerimet edhe vërejtjet janë sendërtuar në të tre versionet e tekstit. Si profesor i Fakultetit, tha Deskoska, në 20 vitet e kaluara i ka kaluar të gjitha shkallët – nga demonstrues deri në profesor ordinar në Universitet dhe i ka parë, siç tha, periudhat e shkëlqimit dhe mjerimit të tij kur universitetet janë shndërruar në dyqane për diploma.
Parimet në krijimin e ligjit të ri me cilësi të arsimit të lartë dhe autonominë e universiteteve. Mbetet të ndërtohen kriteret për financim që pritet t’i vërtetojë trupi i ri i paraparë me Propozim-ligjin o këshill kombëtar për arsim, shkencë dhe hulumtim ku dy të tretat e anëtarëve do të jenë profesorë, do të anëtarësohen edhe studentë dhe përfaqësues të ASHAM-it dhe nga komuniteti i biznesit.
Sipas rektorit të Universitetit të Shkupit Nikolla Jankullovski, në nenin 15 duhet të fshihet mundësia me të cilën kthehet subjektivitet i plotë juridik i fakulteteve dhe institucioneve si njësi në përbërje të Universitetit.
Bëri vërejtje edhe në nenin 40 dhe konsideron se nuk duhet të hyhet në përmbajtjen e programeve studentore dhe tha se kjo duhet t’u lihet fakulteteve me çfarë, tha, do të potencohet edhe autonomia e tyre.
E transmetoi edhe qëndrimin e Drejtorisë së Rektoratit dhe Senatit të Universitetit së UKIM-it se duhet të përcaktohet paga mesatare neto.
Rektori i Universitetit të Shtipit, Bllazho Boev konsideron se propozim-ligji nuk është ideal, por është hap cilësor përpara sepse në këtë moment, siç tha, mjaft mirë e artikulon materien. Sikur edhe Jankullovski, konsideron se tre muaj janë afat i shkurtër që universitetet t’i harmonizojnë aktet e tyre me ligjin e ri dhe që të ketë rregullativë cilësore tha nevojiten më pak se gjashtë muaj.
Çështja e zgjedhjes së profesorëve, konsideron ai, duhet të përfundojë në kuadër të mbikëqyrjes vjetore inspektuese.
Rektori i Universitetit “Nëna Terezë” Azis Pollozhani tha se duhet model i ri i financimit të arsimit sipëror.
“Cilësia e arsimit sipëror është drejtpërdrejtë e ndërlidhur me modelin e financimir,.Arsimi i lartë, duhet të jetë më pak i varur nga studentët sepse kështu bie cilësia”, tha Pollozhani duke bërë thirrje në stabilizim në financim me mbështetje të Qeverisë dhe braktisje të shpejtë të modelit aktual në të cilin, tha, nuk ka cilësi.
Bashkim Ziberi, prorektor në Universitetin e Tetovës konsideron se në të njëjtën frymë duhet të miratohet edhe ligji për shkencë dhe hulumtim që të marrë tërësi.
“Qeveria e kaluar ka shpenzuar 32 milionë euro për laboratore nëpër institucione të ndryshme në vend që të bëhet një qendrore për gjithë Maqedoninë. Prej tyre nuk kishte kurrfarë dobie dhe nuk e dimë ku janë ato mjete”, tha Ziberi.
Nga Forumi rinor arsimor kërkuan që ombudsmani i studentëve dhe përfaqësuesit e studentëve që të zgjidhen në zgjedhje të fshehta dhe të drejtpërdrejta, e jo sipas sistemit të delegatëve – nga Senati universitar me propozim të asamblesë studentore universitare.
Përfaqësuesit e disa universiteteve private kishin vërejtje edhe lidhur me dispozitën që fillimisht të organizojnë cikël të tretë (studime doktorature) të kenë vetëm shtatë universitetet e para të renditura në Listën e Shangajit.