Shkup, 7 shtator – Renata Deskoska, ministre e Drejtësisë në një intervistë për Agjencinë e lajmeve MIA, ka folur edhe për gjendjen nëpër burgjet e Maqedonisë, transmeton KOHA.
MIA: Është mjaft e njohur se gjendja nëpër burgje është mjaft e keqe, për çka flasin edhe ekspertët e huaj, por edhe Avokati i popullit. Si të fitojë Maqedonia sistem më cilësor në burgje, kushte më të mira, por edhe sa para do t’i kushtojë kjo asaj?
“Procesi i përmirësimit të kushteve në burgje ka filluar javën e kaluar e hapëm pjesën e rinovuar në Idrizovë. Tani jemi në proces të theksimit të prioriteteve në planifikimin e IPA fondeve, me ç’rast një nga prioritetet do të jetë edhe rinovimi i burgjeve të tjera. Sipas të gjitha gjasave, burgu i Shtipit do të jetë një nga ata për të cilët do të kërkojmë mjete evropiane” ka thënë Deskoska.