Shkup, 3 korrik – Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska sot deklaroi se po punohet në ligjin për parandalim të korrupsionit dhe njëra ndër detyrat e grupit të punës është që të definojë model të ri të Komisionit Antikorrupsion i cili do të jetë ekspert, i liruar nga çfarëdo ndikimesh politike dhe që do të ketë ingerenca ta kryejë punën e tij ashtu si duhet.
“Dilema ishte se a duhet të formohet Komision Antikorrupsion në afat të shkurtër, sipas ligjeve të tanishme ose, të formohet Komision i cili do të ketë kapacitet. Besoni që qasja ime është se duhet të kemi ndryshime përmbajtësore, ndërsa jo vetëm proformë që të kënaqim kërkesa të caktuara dhe të tregojmë se diçka kemi bërë. Me të vërtetë interesi dhe dëshira është që të kemi Komision Antikorrupsion i cili do të ketë kapacitet ta kryejë funksionin e tij”, deklaroi Deskoska para fillimit të debatit për luftë kundër korrupsionit.
Deskoska tha se e pret ligjin nga grupi i punës i cili tashmë ka pasur disa takime dhe se kanë version të caktuar i cili, siç tha, duhet ta shqyrtojmë. Pastaj ligji do të hyjë në procedurë parlamentare dhe, siç shtoi, pret që të enjten ky komision të formohet.
Ministrja e Drejtësisë theksoi se lufta me korrupsionin është një ndër prioritetet strategjike të Qeverisë së re dhe se ka më shumë instrumente në këtë fushë.
Ajo theksoi se gjyqësori është gjithashtu një nga faktorët kyç në luftën kundër korrupsionit. Sipas saj, veçanërisht shqetësuese është nëse konfirmohen dukuri në korrupsion në kuadër të gjyqësorit sepse ky është organi i cili gjegjësisht duhet të luftojë me korrupsionin. Paralajmëroi se kujdes i veçantë do t’i kushtohet edhe asaj që nënkupton krijimin e bazës ligjore për efikasitet të gjyqësorit në luftën kundër korrupsionit.
“Definicioni për korrupsionin nuk është vetëm marrja mjeteve materiale, konkrete, por edhe ndikimi i cili duhet të jetë më gjerë ndaj gjykatësve në zgjidhjen e lëndëve të caktuara”, tha Deskoska.