Shkup, 20 nëntor – Organizimi i nxënësve është një mundësi e rëndësishme për “edukimin demokratik”. Përmes shoqërimit, nxënësit mësojnë për mënyrat e realizimit të organizuar të të drejtave dhe interesave të tyre. Me pjesëmarrjen në procesin e vendimit, stërviten për demokracinë por janë edhe korrigjues të të rriturve kur vendoset për çështje të cilat janë në interes të nxënësve.
Këtë sot e deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Renata Deskoska, në konferencën “Përforcimi i pjesëmarrjes së nxënësve në procesin e sjelljes së vendimeve në shkollat e mesme”.
“Garancitë themelore për organizim të nxënësve i gjejmë në Konventën për të drejtat e fëmijëve. Tërë jetën time angazhohem për institucione edukative që do të jenë vende për praktikumin e demokracisë. Shkollat dhe fakultetet duhet të jenë ‘shkolla të demokracisë’ dhe duhet ta ruajnë dhe stimulojnë aktivizimin e të rinjve”, tha Deskoska.
Sipas saj, nëpër procesin e arsimit mund të krijoni qytetarë aktivë të cilët do të jenë bartës të pushtetit, gjegjësisht kontrollues dhe korrigjues të tij, ndërsa mund të krijoni edhe subjekte të cilat do të jenë të nënshtruar ndaj manipulimit.
“Shkollat duhet të jenë ‘laboratorë për aktivizim qytetar’ sepse që të krijohet qeverisje e popullit është një punë e rëndësishme, por ka edhe një më të rëndësishme dhe ajo është që të kujdeset popull për qeverisje”, theksoi Deskoska dhe shtoi se me pjesëmarrjen e tyre në procesin e vendimmarrjes, nxënësit kontribuojnë për proces më cilësor edukativo-arsimor.
Ajo paralajmëroi se gjatë procesit të ndryshimit të Ligjit për arsim të mesëm, është përfshirë edhe e drejta e nxënësve që të organizohen dhe të marrin pjesë në vendimmarrjen në shkolla, me futjen e garancive konkrete për të njëjtën.