Deskoska në Strasburg: Rasti “El Masri” mbyllet – të gjitha obligimet janë plotësuar

7

Shkup, 5 dhjetor – Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska sot mer pjesë në sesionin e Komitetit të ministrave për të drejtat e njeriut në Strasburg, i cili mbikqyr kryerjen e gjykimeve të Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut, njofton KOHA.

“Përpjekjet e Qeverisë dhe të Ministrisë së Drejtësisë në parandalimin e torturës dhe trajtimit joadekuat, si dhe parandalimi i mosndëshkimit të tyre, ishin pranuar nga Komiteti me mbyllje të kontrollit mbi rastin “El Masri” dhe lëshimin e nivelit të kontrollit në rastin “Hajrullahu”. Në rastet “El Masri” dhe Hajrullahu, Gjykata në Strasburg konfirmoi, mes tjerash edhe shkelje të neni 3 të Konventës”, kumtoi Ministria e Drejtësisë.

Në fjalimin e saj ministrja Deskoska e theksoi përkushtimin e Maqedonisë së Veriut për respektimin e të drejtave të njeriut, qeverisjen e së drejtës dhe ndërtimin e demokracisë.

Me plotësimin e të gjitha obligimeve në rastin “El Masri”, dërguam porosi te të gjitha shtetet evropiane se nuk ka tolerancë për torturë dhe se veçanërisht e rëndësishme është të respektohen të drejtat – madje edhe në situata delikate kur ekziston kërcënim për terrorizëm ose për siguri.

“Qeveria vendosi mekanizma kontrollues të jashtëm në pajtim me gjykimet e Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut në rastet “El Masri” dhe “Hajrullahu”, theksoi Deskoska.

Struktura mbikqyrëse është vendosur përmes Repartit të veçantë për hetime të personave me autorizime policore, si dhe kontroll nga avokati i popullit dhe shoqëria qytetare.

Në fund të debatit, Komiteti solli rezolutë finale për mbylljen e rastit “El Masri” dhe lëshim të mbikqyrjes mbi implementimin e rastit “Hajrullahu”, për mbylljen e tërësishme të të cilit nevojiten ndryshime në Kodin Penal. (koha.mk)

Comments are closed.