Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska si mysafire nderi merr pjesë në Konferencën e 20-të ndërkombëtare të gjykatësve supremë dhe kushtetues nga bota, që mbahet në Laknau, Indi.
Tema e konferencës së sivjetme, siç kumtoi Ministria e Drejtësisë është “Bashkimi i botës për të drejtat e fëmijëve përmes të drejtës së zbatueshme ndërkombëtare dhe qeverisjes efikase ndërkombëtare”.
Në kuadër të konferencës, ministrja e Drejtësisë do të ketë fjalim në sesionin e parë plenar dedikuar qeverisjes së të drejtës dhe të drejtave të njeriut.
Në konferencë përveç gjykatësve marrin pjesë edhe ministra të drejtësisë, kryetarë të parlamenteve dhe ish-shefa të shteteve.