Deskoska: Në Idrizovë janë përmirësuar ndjeshëm kushtet e të burgosurve

2

“Maqedonia gjatë kohë është e kritikuar në raportet e brendshme dhe ndërkombëtare për kushtet jo të përshtatshme dhe për trajtim jo-human të personave të cilët mbajnë burg. Qeveria e re e Maqedonisë me vizitën e kryeministrit Zaev në këtë burg i ka hapur dyert e Idrizovës për opinionin, i cili nëpërmjet gazetarëve ka mundur që opinioni t’i shohë nga afër kushtet në këtë institucion. Sot përsëri i hapim dyert e pjesë së re të ndërtuar në Burgun e Idrizovës, në të cilën mund të shihni një fotografi më ndryshe, e cila premton kushte më të mira për personat e burgosur”, këtë sot e ka deklaruar ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska dhe ka theksuar se “në Idrizovë janë të vendosur 3/5 e të burgosurve të Maqedonisë”, njofton Portalb.mk.

Deskoska deklaroi se mbingarkimi i burgut është problem kyç pasi që ka pasur raste kur në këtë burg janë vendosur më shumë se dyfish të burgosur se sa kapaciteti.

“Janë ndërtuar objekte në Repartin e Hapur për vendosjen e 294 të burgosur në hapësirë prej 3.800 km2. Është ndërtuar objekt në Repartin Gjysmë të Hapur për vendosjen e 4 të dënuarve, me banjo, është e paraparë që të kenë edhe hapësira të përbashkëta për qëndrim, punëtori, salla të fitnesit, qelia për persona me nevoja të veçanta, shëtitore dhe shesh lojërash. Është ndërtuar edhe stacion filtrues për ujërat fekale. Është kryer rikonstruim i objektit ekzistues e cila është adaptuar në Qendër Trajnimi për mbajtjen e trajnimeve dhe testimeve për dituritë e të punësuarve. Është rikonstruuar ndërtesa administrative. Janë blerë pajisje moderne për përkthim simultan, kuzhinë dhe mobilje për të gjitha hapësirat në objekt”, tha ministrja Deskoska.

Comments are closed.