Deskoska: Ligjet janë sjellë te Këshilli Gjyqësor

Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska, bashkë me kryetarin e Gjykatës Penale Ivan Xholev, prokurorin kryesor publik Lubomir Jovevskin, shefen e Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion Villma Ruskovska dhe kryetarin e Këshillit Gjyqësor Kiro Zdravev u përfshi në aksionin “Administrata pastron me Mos u bë mbeturinë”.

“Fshesën e artë” të cilën dikush e la para disa muajve para Ministrisë së Drejtësisë sot ia dorëzova kryetarit të Këshillit Gjyqësor. pas përfundimit të kornizës ligjore për gjykatat, tani barrën e ka Këshilli Gjyqësor. Fshesa është në adresën e vërtetë”,shkroi Deskoska në profilin e saj në Fejsbuk.

Ajo në një deklaratë për mediet duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve potencoi se ligjet të cilat i kishin bërë ata dhe i kishte sjellë Kuvendi tani duhet të zbatohen në Këshillin Gjyqësor dhe të kthehet besimi në sistemin gjyqësor në shtet.

Gjykatësit dhe prokurorët e pastruan hapësirën te garazhi në kate “26 Korriku” në Bulevardin jugor në Shkup.