Shkup, 20 nëntor – Kërkesa për ekstradimin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski me dokumentacion shoqërues duhet të dërgohen në Hungari sot apo më së voni nesër, paralajmëroi ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve para fillimit të tryezës së rrumbullakët për Propozim ligjin për ndërrim dhe plotësim të Ligjit për ekzekutim.
Krahas dokumentacionit për lëndën “Tanku” në të cilin Gruevski është i dënuar me dënim me burg prej dy vjetëve, autoriteteve hungareze do t’u dorëzohen dokumente edhe për të gjitha akuzat dhe procedurat hetuese që zhvillohen kundër tij.
Ajo konsideron se ka bazë juridike për ekstradimin e Gruevskit dhe pret që ai të riatdhesohet.
Sipas saj, nuk ka arsye që Hungaria t’i japë status të azilit dhe pret që kërkesa e tij të refuzohet.