Shkup, 24 janar – Kërkesa e VMRO-DPMNE-së që prokurori shtetëror publik Lubomir Jovevski të merr pjesë në takimet për miratimin e ligjit për prokurori publike, për ministren e Drejtësisë Renata Deskoska paraqet vetëm tentim që kjo parti ta zvarrisë procesin dhe të mos i japin vërejtjet, pasi, siç thotë, në thelb vërejtja e tyre është vetëm një, e ajo është ndërprerja e të gjitha procedurave lidhur me ndjekjen joligjore të komunikimeve.
VMRO-DPMNE-ja ka vetëm për qëllim të zvarrisë procesin, sepse një gjë të tillë nuk e ka kërkuar përpara se të takoheshin grupet e punës. VMRO-DPMNE-ja nuk e dorëzoi atëherë kërkesën për Jovevskin, por vetëm për përfaqësuesit e BE-së dhe SHBA-së. Jovevski do të thirret në debatin publik për këtë propozim-ligj dhe shpresojmë se VMRO-DPMNE-ja do e shqyrtojë vendimin”, tha Deskoska.
Përfaqësuesit e opozitës maqedonase sot e lëshuan takimin, pasi kërkuan që edhe kryeprokurori shtetëror Ljubomir Jovevski të jetë prezent në bisedimet për Ligjin për Prokurorinë Publike.(k0ha.mk)