Shkup, 4 qershor – Ministrja e re e Drejtësisë Renata Deskoska sot pas marrjes së funksionit nga paraardhësi i saj Bilen Saliji, paralajmëroi se angazhimi i saj kryesor do të jetë përmirësimi i gjendjes së qytetarëve me plotësimin e të drejtave të tyre dhe reformat në gjyqësor.
“Një nga prioritetet kryesore është ndryshimi i Ligjit për përmbarimin me qëllim që të mundësohet sistem më i drejtë me shpenzime më të ulëta në procedurat para përmbaruesve”, deklaroi Deskoska.
Prioriteti i dytë, theksoi ajo, janë reformat në gjyqësor duke marrë parasysh atë që në Ministrinë e Drejtësisë tanimë është sjellë strategji për reforma.
“Në periudhë të caktuar do të vijojë procesi i bisedimeve duke marrë parasysh që një pjesë e Ligjeve miratohen me dy të tretat e shumicës, që të mund të ndryshohen. Ato të cilët nuk miratohen me dy të tretat e shumicës pres që të miratohen me mbështetjen më të gjerë të mundshme në Kuvend, sepse me të vërtetë kemi vullnet që gjyqësinë ta bëjmë të pavarur dhe për të siguruar një bazë ligjore për pavarësinë e saj. Konsideroj se kjo duhet të jetë në interes të të gjitha partive politike”, tha Deskoska.
Ish-ministri i Drejtësisë Bilen Saliji, i cili dha dorëheqje në mars të këtij viti, pas dorëzimit zyrtar të funksionit tha se puna e Deskoskës për nuancë do të jetë më e lehtë, sepse tjetër është të jesh ministër i drejtësisë nga 1 qershori 2017, ndërsa ndryshe kur në mënyrë të qartë janë vendosur konturet për reforma në sektorin e drejtësisë.
“Mbetet që atë që kemi përshkruar me punë të përpiktë të realizojë me vepra, për të fituar sistem të pavarur gjyqësor në Republikën e Maqedonisë, tha Saliji.
Në pyetjen e gazetarëve se ku do të vazhdojë Saliji tha se për atë do të vendosin organet e partisë.
Në lidhje me udhëheqjen e tij me Ministrinë, Saliji tha se do ta dëshmojë koha dhe se do të vlerësojnë qytetarët.