Shkup, 5 dhjetor 2018 (MIA) – Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska është për vizitë dyditore në Institutin Ndërkombëtar për Drejtësi dhe të Drejta të Njeriut të Sarakuzës ku do të marrë pjesë në dialogun strategjik rajonal të nivelit të lartë për tregti të palejuar në Evropën Juglindore.
Dialogu, siç kumtoi Ministria e Drejtësisë, do t’i përfshijë dhe kyçë ministrat dhe funksionarët e tjerë të lartë kombëtarë nga i gjithë rajoni, si dhe partnerët rajonal dhe ndërkombëtar të kushtuar në luftën kundër tregtisë së palejuar.
Qëllimi i ngjarjes është që të përfshihen liderë dhe kreatorë rajonal dhe ndërkombëtar të politikave në dialogun strategjik për sfidat e përbashkëta dhe mundësive strategjike në luftë kundër tregtisë së palejuar në Evropën Juglindore.