Shkup, 6 korrik – Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska në paraqitjen e saj në simpoziumin: “Shfrytëzimi i kontributeve nga globalizimi: Agjenda për 20 vitet e ardhshme”, ka dalë me porosi se raportet e mira ndërkombëtare dhe raportet e mira me fqinjët e përshpejtojnë zhvillimin ekonomik dhe e rrisin besimin mes shteteve.
Ajo ka theksuar se vlerat e vërteta evropiane bëhen më të rëndësishme në botën e sotme me kërcënime të shumta për demokracinë dhe të drejtat e njeriut dhe se për Maqedoninë nuk ekziston alternativë tjetër nga ajo e integrimeve euroatlantike.
“Kontributi nga nënshkrimi i marrëveshjes me Greqinë është integrimi i Ballkanit në BE, paqe afatgjate në Ballkan, ndërsa stabiliteti në vete bart kontribute të mëdha në zhvillimin e rajonit”, ka thënë Deskoska.
“BE-ja investon në rajon, por edhe në ekonomi dhe në demokraci, por Ballkani meriton të ecë përpara. Besoj se ai është investim jo vetëm i rajonit, por edhe për Evropën. Integrimi në BE është interes i përbashkët për Maqedoninë dhe BE-në”, ka thënë Deskoska, citohet mes të tjerash në komunikatën e dikasterit të Drejtësisë.