Ohër, 1 tetor – Amnisti për dhunën në Kuvend të 27 prillit të vitit të kaluar nuk guxon të ketë, deklaroi ministrja e Drejtësisë, Renata Deksoka sot në Ohër ku merr pjesë në punëtorinë kushtuar reformave në sistemin juridik.
Lidhur me deklaratën e kryeministrit Zoran Zaev në Kuvend për pajtim, Deskoska tha se ky është qëndrim i cili duhet të mbështetet, të bisedohet në kontekstin më të gjerë, por se amnisti për dhunën në Kuvend të 27 prillit të vitit të kaluar nuk guxon të ketë, për arsye se, sipas saj, bëhet fjalë për ngjarje që u ka lënë jo vetëm traumë personale njerëzve por edhe traumë mbi tek e gjithë shoqëria.
“Ne në kuadër të agjendës reformuese duhet të tregojmë gatishmëri si shtet të procesuojmë dhe të vijmë deri në shkallën e përgjegjësisë për rastet të cilat i udhëheq PPS, si edhe për ngjarjet e 27 prillit”, theksoi Deskoska.
Për pajtimin, ajo the se ky do të ishte një proces i bisedimeve, përmes formimit të trupit në Kuvend, përbërja e së cilit akoma nuk është përkufizuar as në momentin nuk është e njohur se si do të formohej kjo.
“Këtu duhet të zbatohen konsultime midis partive politike që janë në Parlament, të bisedojnë për çështje të caktuara. Të gjithë jemi të vetëdijshëm se ajo që ishte praktikë e keqe në të kaluarën të cilën e kanë ndjerë deputetët dhe funksionarët e LSDM-së kur u soll ligji për gjuhët, paraprakisht me ato presione, kanosje personale, tani ato u ndodhin deputetëve të cilët kanë pasur guxim të votojnë për ndryshime kushtetuese. Kjo është praktikë e cila duhet të ndërpritet. Këtu do të përfshihen edhe organet, por ka nevojë edhe për diskutime në nivel politik që atje që të gjithë e kanë të qartë se ata të cilët kanë bënin nekrologji për deputetët e LSDM-së, tani u kanosen deputetëve të cilët ishin për ndryshime kushtetuese, nuk janë individë. Ka indikacione serioze se ky është aksion i organizuar”, tha Deskoska, duke nënvizuar se është duke u krijuar klimë e keqe, problem për të cilin duhet të bisedohet në kontekst më të gjerë, jo vetëm në nivel të organeve.