Shkup, 11 janar – Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska pas brifingut të sotëm me gazetarët deklaroi se pret që sivjet Kuvendi të përkushtohet në pakon e reformave të ligjeve dhe 2019-ta të jetë viti i reformave në drejtësi, sepse ata janë kushti kyç për eurointegrime.
Duke folur për Ligjin për parandalimin e korrupsionit dhe përplasjen e interesave, Deskoska theksoi se në një pjesë të amendamenteve kuvendore të parashtruara nga VMRO-DPMNE në këtë zgjidhje ligjore ka edhe të tilla me të cilat kërkohet të hiqet kompetenca e anëtarëve të KSHPK të kryejnë inspektim në llogaritë bankare të funksionarëve.
Nga VMRO-DPMNE kanë parashtruar amendament me të cilin kërkohet kontrolli i financimit të partive politike të mos jetë në konpetencë të KSHPK-së.
Ministrja e Drejtësisë theksoi se për to nuk është e pranueshme edhe kërkesa që të formohet Këshillim Kombëtar për Luftë Kundër Korrupsionit, sepse kjo do të thoshte paralelizëm në veprimin dhe punën e Komisionit për Antikorrupsion.
Duke folur për amendamentet e VMRO-DPMNE-së lidhur me këtë zgjidhje ligjore, Deskoska tha se një pjesë e amendamenteve mund të pranohen, por se pjesa më e madhe janë të papranueshme.
Minsitrja e Drejtësisë pret mbështetje pa rezervë i të gjithë Parlamentit për miratimin edhe të Ligjit për gjykata që tashmë ka vlerësim pozitiv nga Komisoni i Venecias dhe, siç shtoi, ky vlerësim tregon se të gjitha rekomandimet e tyre janë implementuar, si dhe të Ligjit për kundërvajtje me të cilin ulen gjobat dhe dënimet për qytetarët dhe për firmat.