Kalimi i John Terry te Spartaku i Moskës mund të mos realizohet, pavarësisht nga buja e madhe që bëri ky lajm. Gazeta e njohur në Rusi, “Sport-Express”, shkruan se ish-kapiteni i Chelsea dhe Anglisë ka kaluar me sukses vizitat mjekësore, por ka hezituar në momentin e firmës së kontratës. Ky hezitim i Terry ka të bëj me familjen e tij, që nuk dëshiron të shkojë të jetojë në Moskë. Kësisoj, qendërmbrojtësi është vënë para një dileme të madhe dhe tani nuk përjashtohet mundësia që të vazhdojë karrierën edhe për një sezon me Aston Villa, klubi i tij i fundit.