Të paktën 37 persona kanë humbur jetën nga asfiksia në Manila të Filipineve pasi një person i vuri zjarrin një kazinoje në tentativë për ta grabitur. Policia bëri me dije se personi i armatosur që ndërmori sulmin më pas është vetëvrarë. Shefi i Policisë Kombëtare, Ronald dela Rosa i ka thënë radios DZM se i sulmuesi mund të ketë qenë duke u përpjekur për të grabitur kazinonë.
Herët në mëngjes, trupi i të dyshuarit të armatosur u gjet në një dhomë hoteli në kompleksin pranë aeroportit ndërkombëtar në Manila. Sipas policisë, i dyshuari kishte vrarë veten duke e ndezur veten me benzinë. Zyrtarët thanë se të paktën 54 vetë u lënduan në zjarrin e kazinosë, si dhe gjatë betejës sulmuesit me policinë. Shefi i Policisë gjithashtu ka paralajmëruar se grupi ekstremist Shtetit Islamik (IS) mund të pretendojë se qëndron prapa incidentit. Kjo pasi ushtria e vendit po lufton militantët e lidhur me Shtetin Islamik, për kontrollin e qytetit mbizotërues mysliman të Marawit në ishullin jugor të Mindanao.