Real Madrid ishte vënë seriozisht pas Christian Eriksen, i cili nuk rinovoi me Tottenham edhe pse kontrata e tij skadon në vitin 2020.
Në këto kushte, klubi spanjoll tentoi të bëjë goditjen finale për të sjellë danezin në Madrid. Operacioni pritej të kushtonte të paktën 150 milionë euro, edhe pse 27-vjerçari kishte një vit kontratë.
Gazeta spanjolle “AS” bëri me dije para pak kohësh se drejtori i klubit madrilen, Jose Angel Sanchez dhe përfaqësuesi i Eriksen kishin rënë dakord për kushtet ekonomike dhe tani pritej vetëm negocimi mes dy klubeve.
Kalimin i Tottenham në finalen e Champions League, në atë përmbysje të çmendur ndaj Ajax ka bërë që vlera e mesfushorit me tipare sulmuese të rritet edhe më shumë.
Sërish “AS” ka zbuluar se blerja e Eriksen do të dështojë nëse “Spurs” arrin të fitojë në finale të Champions League, ndaj Liverpool.
Sipas kësaj gazete, vlera e tij do të rritet akoma më shumë në rast triumfi dhe Tottenham do kërkojë “sa qimet e kokës”. Për këtë, ekziston mundësia më e madhe që për Eriksen presidentin Daniel Levy të vendosë një kontratë të re rinovimi me përmirësim të ndjeshëm të pagës së tij, teksa aktualisht përfiton 4.5 mln euro në sezon.