Milano, 5 dhjetor – Arsyeja për kthesën e negociatave midis Milanit dhe Zlatan Ibrahimoviç është e njohur. Deri në fillim të ditës pritej që suedezi të nënshkruaj kontratë me “rosonerët”, por papritmas gjithçka ndërroi dhe ai do të qëndrojë në LA Galaxy.
Gazeta “Ekspresen” zbulon se pse transferimi ka dështuar. Gjegjësisht, familja e tij ka preferuar që ai të qëndrojë në Los Anxhelos, ndërsa edhe klubi i tanishëm i kishte premtuar se do të rriste pagën e tij.
Ibra ka firmosur kontratë me ekipin në Los Anxhelos deri më 31 dhjetor të vitit 2019, por pritej të kthehet në Milano, pasi “rosonerët” do të paguajnë një shumë transferimi për të. Por, gjithçka ndryshoi në minutën e fundit dhe “rosonerët” do të duhet të kërkojnë alternativa të reja për sulmin ndaj ekipit.