Shkup, 23 shtator – Grupet e punës në lidhje me ligjin për Prokurorinë publike sot kanë mbajtur një takim të shkurt në të cilin nuk kanë arritur marrëveshje. Ashtu si ka deklaruar ministrja Deskoska dhe deputeti Miloshoski, mes tyre kishin dallime në qëndrimet dhe se lënë hapësirë në parti përsëri të rishikohen pikat deri në momentin e pajtimit mes tyre.
Para takimit të grupeve të punës, ministrja Deskoska ka theksuar se nuk mund të jetë optimiste duke e ditur se me kë bisedon por që do bëjnë gjithë që është në anën e tyre që të ketë standard në ligj dhe të tregojnë vullnet të mirë aty ku ka hapësirë.
Takimi i sotëm i grupeve të punës për ligjin e prokurorisë është i pari pas takimit mes Zaevit dhe Mickoskit që u mbajt në fillim të këtij muaji e ku nuk pati asnjë zgjidhje.