Diego Costa mund të jëtë një nga emrat e rëndësishëm që në merkaton e dimrit do të ndryshojë skuadër. Sulmuesi spanjoll me origjinë braziliane është shënjestruar nga katariotët e Al Rayan, të cilët duan me çdo kusht një emër të madh në sulm.
Me Mandzukiç dështuan të arrinin në një marrëveshje, ndërsa me agjentin e Diego Costas sapo kanë nisur bisedimet, të cilat duken në rrugë të mbarë.
Të paktën 30 milionë euro dëshiron Atletico e Madridit për kartonin e “bomberit” 30-vjeçar, teksa duhet bindur edhe Simeone që të privohet në mes të sezonit nga një lojtar i rëndësishëm si Diego Costa.