Dështoi me Argjentinën, Sampaoli riniset nga Brazili

2

Pas eksperiencës negative me Argjentinën në Kupën e Botës në Rusi, Jorge Sampaoli do të rinisë gjithçka nga Brazili. 58-vjeçari do të drejtojë skuadrën e Santosit, që vitin e kaluar e mbylli kampionatin në vendin e dhjetë, gjë që nuk u pëlqye aspak nga drejtuesit e klubit, të cilët vendosën t’ia besojnë skuadrën pikërisht Sampaolit, i cili do të ulet zyrtarisht në stolin e Santosit në fillim të vitit 2019, ku do të zëvendësojë Cucan. Ish-trajneri i Argjentinës nga marrëveshja e re do të përfitojë 260 mijë dollarë në muaj.

Comments are closed.