Shkup, 27 mars – Ligji për regjistrim, organizimi i keq, nënshtrimi i Entit të Statistikave para një organi politik, apo komisioni për regjistrim dhe ndikimi politik. Këto ishin katër elementet, shkaku i të cilëve dështoi regjistrimi i vitit 2011. Diana Kërstevska, punonjëse e Entit të Statistikave dhe pjesëmarrëse në operacionin e ndërprerë statistikor e mirëpret hetimin e PSP-së, ku dyshohen ish-partnerët e koalicionit Ali Ahmeti dhe Nikolla Gruevski.
Për ne si punonjës në statistikë pyetjet kyçe ishin pse edhe pas marrjes së vendimit për ndërprerjen, i gjithë materiali i regjistrimit u shkatërrua. Pra, për të pasur argument se diçka është e suksesshme ose e pasuksesshme, ju duhet ta përpunoni atë, ta shikoni, pastaj do të dalin të gjitha këto pyetje. Megjithatë, me vendimin e Kuvendit, i gjithë materiali nga regjistrimi i vitit 2011 i marrë nga terreni u shkatërrua – deklaroi Dijana Kërstevska – Enti Shtetëror i Statistikave.
Sipas hetimit të Speciales, partnerët e koalicionit e ndërprenë regjistrimin për të fshehur faktet e pafavorshme për gjendjen demografike dhe ekonomike të popullsisë. Me vendimin për ndërprerje, ata e kanë dëmtuan buxhetin për tre milionë euro. Arsyet për ndërprerjen e regjistrimit i kanë theksuar se janë të natyrës teknike, edhe pse nga Enti i Statistikës thonë se kanë qenë teknikisht të gatshëm. Regjistrimi i ri paralajmërohet për vitin 2020, por nga tani njoftojnë se në materialin e regjistrimit nuk do të ketë kolonë për përkatësinë etnike. /Alsat M