Trajneri i ri i Milanit Marco Giampaolo ka kërkuar afrimin e një mesfushori tjetër, pas Bennacer dhe Krunic, por drejtuesit e kuqezinjve po hasin vështirësi të shumta në merkato.
Kështu fillimisht dështuan me fantazistin e Realit të Madridit, Dani Ceballos, i cili duket se ka ndërmend të transferohet në Angli, ku ndiqet nga disa skuadra, me Arsenalin e Liverpoolin në krye.
Gjatë ditës së djeshme u komplikua situata edhe për francezin Veretout, pasi ky i fundit arriti një akord me Romën, ndërsa tashmë pritet që verdhekuqtë dhe Fiorentina të gjejnë gjuhën e përbashkët për shifrat e transferimit.
Objektivi i radhës i sfumuar, është fantazisti Seri, i cili ka vendosur të largohet nga Fulhami, pas rënies së skuadrës nga Premier League, por për t’iu bashkuar Galatasarayt në Turqi.
Milani bëri të gjitha përpjekjet për ish fantazistin e Nices, por në fund klubi londinez dhe vetë Seri preferuan ofertën e turqve të Galatasarayt, ndërsa në orët në vijim pritet të zyrtarizohet transferimi.