Dështim i Photoshopit: Motrat Kardashian paraqiten shumë më të gjata se që janë në të vërtetë

0

Në përpjekje për të promovuar serialin real televiziv, “Keeping Up With The Kardashians”, motrat e famshme të klanit Kardashian/Jenner janë bërë objekt kritikash në internet.

Fotografia promovuese është etiketuar si “dështim i Photoshopit” (programit për rregullimin e imazheve).

Mediat rozë raportojnë se ose ka qenë kërkesë e tyre, ose autorët e fotografisë kane menduar se nuk do ta vërejë askush. Mirëpo, e kanë vërejtur.Me ndihmën e Photoshopit, Kim dhe Kourtney janë rritur për disa centimetra, saqë thuajse janë barazuar në gjatësi me motrat e tyre shumë më të larta, Khloe dhe Kendall.Kim bie më shumë në sy, duke qenë se pos lartësisë, ka zgjedhur tjetër ngjyrë në raport me pjesëtaret tjera të familjes.

Pos motrave të përmendura, pjesë e fotografisë janë edhe Kylie Jenner dhe nëna e tyre, Kris Jenner.

Ndryshe, në realitet, gjatësia e motrave Kardashian/Jenner është si më poshtë:

Kim Kardashian është e gjatë 159 centimetra.
Kourtney Kardashian është e gjatë 152 centimetra.
Khloe Kardashian është e gjatë 177 centimetra.
Kendall Jenner është e gjatë 179 centimetra.

Comments are closed.