Shkup, 12 nëntor – Në Gjykatën Penale në Shkup vazhdon gjykimi për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
Rasti ndodhet në procedurë dëshmuese dhe për sot është parashikuar që të merren në pyetje dy dëshmitarë të propozuar nga mbrojtja, që duhet që dëshmonin në seancën e kaluar, e cila u shty për shkak të mos koordinimit të gjykatës, sepse një prej të akuzuarve ishte në një gjykim tjetër.
Për rastin “27 Prilli” të akuzuar janë gjithsej 33 persona, 31 prej të cilëve për rrezikim terrorist të rendit kushtetues të shtetit dhe dy për nxitje. Paraprakisht për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të Sasho Markovskit procedura për të ishte ndarë dhe duhet që të vazhdoj pas një muaji.
Midis të akuzuarve janë disa deputetë, të punësuar në MPB dhe në sigurimi e Kuvendit si dhe disa artistë. Ata para Gjykatës thanë se e kuptojnë aktakuzën, por se nuk ndjehen fajtorë.
Në bankën e të akuzuarve janë Ljuben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Kërsto Mukovski,
Ljupço Dimovski, Johan Tarçullovski, Mitko Çavkov, Mitko Peshovski, Dushko Llazarov, Goran Joshevski-Levi, Oliver Popovski, Oliver Radullov, Sashko Markovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Elena Docevska Bozhinovska, Ivan Cvetanovski, Boris Damovski, Bogdan Ilievski-Betmen, Vllado Jovanovski, Igor Durllovski, Stefan Mllademovski, Mihaill Mlladenovski, Zaharie Simovski, Mlladen Dodevski, Jane Çento, Gorançe Angellovski, Igor Jug, Ilija Spaveski, Vllatko Trajkov, Villijam Mihajllovski, Nikolla Mitrevski-Koljo, Aleksandar Vasilevski-Ninxha dhe Mitre Pitropovski.