Historianët e artit thoshin se Leonardo ka lindur ‘majtak’, por ai ishte ‘ri-edukuar’ që të shkruajë me dy duart. Ndërsa tani është vërtetuar se gjeniu ka qenë jashtëzakonisht i talentuar edhe me dorën e tij të djathtë.
Disa hulumtime të kryera së fundmi kanë vërtetuar se mjeshtri i madh i kohës së Rilindjes, Leonardo da Vinçi, ka mundur të vizatojë me të dy duart.
Muzeu “Uffizi Gallery” i cili ndodhet në Firence ka analizuar vizatimet e hershme të gjeniut italian dhe kështu është koncentruar në një pejzash të vizatuar nga dora e vetë piktorit, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.
“Në vizatimin e ‘Lumit Arno’ që rrjedh nëpër Firencë, ndodhen dy mbishkrime të shkruara me dorë”, ka bërë të ditur muzeu nëpërmjet një deklarate.
“Njëri ndodhet në pjesën e përparme të shkruar prapthi dhe tjetri ndodhet në anën e pasme të shkruar për së mbari”.
“Mbishkrimi i pasqyruar është shkruar me dorën e djathtë të piktorit dhe duket si një shkrim shumë i zakonshëm i tij”.
Historianët e artit thoshin se Leonardo ka lindur ‘majtak’, por ai ishte ‘ri-edukuar’ që të shkruajë me dy duart.
Ndërsa tani është vërtetuar se gjeniu ka qenë jashtëzakonisht i talentuar edhe me dorën e tij të djathtë.