Dëshmitari i lëndës “Target-Fortesa”: Raporti për sistemet Najs dhe Vering nuk është me datën kur e përpunova

8

Shkup, 8 korrik – Me dëgjimin e dëshmitarit të punësuar në DSK, sot në Gjykatën penale në Shkup vazhdoi gjykimi për ndjekje të paligjshme të komunikimeve “Target-Fortesa”.

Gjykata në fillim lejoi që dëshmitarit Sasho Trajkovski t’i paraqiten dëshmitë nga PSP-ja dhe atë raporte për gjendjen e sistemeve për vëzhgim Najs dhe Vering.

Dëshmitari deklaroi se raportin e ka punuar personalisht ai në kompjuter zyrtar , më vonë i konfiskuar nga PSP-ja, me kërkesë të Goran Grujevskit, por se data e cekur – muaji 12 i vitit 2014 nuk përputhet me datën kur ai e ka punuar raportin.

Në pyetje të prokurores së PSP-së, Lençe Ristevska si ishte organizuar kompjuteri zyrtar dhe nëse ishin ruajtur llogot, dëshmitari tha se në hard diskun ka folder me dokumente zyrtare ku ka pasur raporte dhe fajlle prë pajisjen , organizuar me vite, ku do të duhej të kishte llog fajlle për punën e sistemit Vering.

Në pyetje të Gjykatës nëse ka vërejtur ndonjë dallim apo ndryshim në përmbajtjen e raportit, dëshmitari tha jo, përveç datës.

Në pyetje të kryqëzuara nga i akuzuari Sasho Mijallkov, si e din se marrëveshja është nënshkruar më 17 dhjetor të vitit 2007, nëse nuk ka qenë i angazhuar për furnizimin e pajisjes në vitin 2007, dëshmitari tha se ka qenë anëtar i Komisionit për pranim teknik të pajisjes për sistemin Najs, ku saktësisht ishte cekur data e furnizimit.

I pyetur nëse mund të konkludojë se sistemi IPS është furnizuar për shkak të vjetërsisë teknologjike të sistemit paraprak, dëshmitari tha se sipas tij, ndoshta ka pasur hapësirë për intervenim dhe sendërtim të sistemit Najs, por nuk mund të deklarohet se sa kushton dhe nëse është më lirë të furnizohet i ri.

Ndaj kësaj, Mijallkov i paraqet dëshmitarit raport të nënshkruar personalisht prej tij, ku cekë se sistemi Najs është vjetëruar dhe jonfunksional.

I pyetur të sqarojë se si e ka ditur se prapa pseudonimit “Lijave” ka qenë Velija Ramkovski, dëshmitari tha se atë e ka konstatuar në atë mënyrë që pas defektit të paraqitur ka intervenuar me ristartim, ndërsa pas hapjes ka klikuar në targetin “Lijave” dhe ka filluar audio në të cilin bashkëbiseduesi nga ana tjetër ka thënë mirëmëngjes Ramkovski dhe nga atje vetë ka konkluduar.

Në pyetje të Mijallkovit, prëse ku ka konstauar target pa urdhëresë gjykate, nuk i ka paraqitur tek ai, dëshmitari tha se si administrues e ka ditur se në kompjuter me shenjë se ndodhet në zyren e tij ka pasur follder “të rëndësishëm” ku kanë qenë të gjitha targetet e tilla dhe për atë shkak nuk ka guxuar të paraqesë personalisht tek ai.

I pyetur nëse ka parë se Xvonko Kostovski kryen eksport, dëshmitari tha se ka mundur, por nuk ka parë.

Rasti ndodhet në procedurë dëshmuese dhe e udhëheqë gjykatësja Zheneta Begtoviq, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është PSP.

Sipas aktakuzës, përmes tre sistemeve për ndjekje të komunikimeve në DSK, në periudhën 2008 – 2015 në mënyrë të paligjshme janë ndjekur 4.286 numra telefoni për të cialt aspak nuk ishin dhënë urdhëresa nga gjykatat.

Komunikimi ishte ndjekur para se të jepen dhe pas përfundimit të kohëzgjatjes së validitetit të urdhëresave gjyqësore në 1.541 numra apo gjithsej 5.827 numra telefoni. Janë prëgjuar mbi 20 mijë qytetarë. (koha.mk)

Comments are closed.