Qëndrimit e ekspertëve të jurisprudencës se gjykata e Maqedonisë nuk i zbatojnë praktikat vendase dhe ato ndërkombëtare, më së miri e sqaron veprimi i Gjykatës Penale e Shkupit e cila brenda dy muajve, për lëndë të ngjashme, miraton dy vendime të ndryshme. Kësisoj ajo në gusht të këtij viti përveç opinioni të ekspertëve, në seancën për rastin “Monstra” ku u prezantua dëshmitari i rrezikuar “E-1” e lejoi prezencën e mediave dhe publikut të thjeshtë
Omer XHAFERI
Shkup, 18 tetor – Mos lejimi i opinionit për të dëgjuar rrëfimin e dëshmitarit të rrezikuar “S-1”, në rastin e 27, është në kundërshtim me kornizën e brendshme ligjore dhe praktikën e vendosur nga Gjykata ndërkombëtare penale, respektivisht Gjykata e Hagës. Ky reagim vjen nga “Koalicioni për gjykim të drejtë”, të cilët në vazhdimësi i monitorojnë proceset gjyqësor pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1, respektivisht të njëjtit së bashku me gazetarët gjatë dy ditëve të kaluara nuk u lejuan të prezantojnë në brenda sallës gjyqësore për 27 prillin, shkruan gazeta KOHA.
“Përkundër faktit se neni 354 i Ligjit për procedurë penale, (LPP) parasheh që dëgjimi i dëshmitarit të rrezikuar nuk është bazë për largimin e opinionit, megjithatë kjo dispozitë ligjore e jep mundësinë e përjashtimit të opinionit në rast se rrezikohet siguria e dëshmitarit. Ajo që duhet të theksohet është se përmbajtja e këtij ligji është e përgjithshme dhe i dedikohet atyre dëshmitarëve ,(për të cilët nuk janë paraparë Masa të Posaçme Hetuese) gjegjësisht në këto rrethana është dhënë mundësia që gjykata ta largoj opinionin, në rast se ekziston rreziku real për sigurinë e dëshmitarit”, njoftojnë nga Koalicioni për gjykim të drejtë.
Duke e elaboruar vendimin e padrejtë të Gjykatës Themelore Shkupit 1, nga ky Koalicion, shtojnë se edhe pse ekziston dispozita e sipër përmendur, LPP-ja përmban dispozita special të cilët ekskluzivisht kanë të bëjnë me dëgjimin dhe sigurimin e dëshmitarëve të rrezikuar. Kryetarja e Koalicionit në fjalë, juristja, Natalia Petrovska, ka theksuar LPP-ja në nenin 228, e ka rregulluar çështjen për mbrojtjen e dëshmitarit të rrezikuar gjatë shqyrtimi kryesor.
“Sipas kësaj norme ligjore dëshmitarët e rrezikuar dëgjohen në mënyrë të posaçme, me çka paragrafi 4, i nenit 228 parasheh, (mënyrë e posaçme e dëgjimit) e cila mund të realizohet mbulimin e identitetit, dhe në raste të caktuara edhe pamjen e dëshmitarit. Kështu që sipas këtij neni mundësohet siguria e dëshmitarit të rrezikuar nga aspekti i mbrojtjes së të dhënave personale dhe identitetit. Kjo dispozitë ligjore nuk e njeh mundësinë e largimit të opinionit nga seanca për shkak të sigurisë së dëshmitarit, për arsye se fillimisht dëshmitari i rrezikuar duhet të mbrohen nga të akuzuarit dhe jo nga opinion”, thonë nga Koalicioni për gjykim të drejtë.
Gjatë numrit të dispozitave të LPP-së ku nuk parashihet largimi i opinionin nga dëgjimi i dëshmitarit të rrezikuar, nga Koalicioni për gjykim të drejtë kanë thënë se nenet 229 dhe 230, pikërisht për arsye të sigurisë parashohin masa të posaçme të dëgjimit të kësaj kategorie të dëshmitarëve. Mes tjerash Këshilli Penale, i kryesuar nga gjykatësja Dobrilla Kacarska, gjatë largimit të opinionit nuk e ka pasur parasysh praktikën e Gjykatës ndërkombëtare penale dhe Gjykatës së Hagës, rregullat e të cilëve parashohin që varg masash për sigurimin e identitetit të dëshmitarit të rrezikuar
“Rrëfimi përmes video linçeve, me zë dhe fytyrë të fshehur. Përderisa largimi i opinionit nga salla gjyqësore mund të zbatohet posaçërisht në ato raste kur ekziston mundësia e publikimit të sekreteve dhe informacioneve private për publikun”, reagojnë nga Koalicioni për gjykim të drejtë.
Qëndrimit e ekspertëve të jurisprudencës se gjykata e Maqedonisë nuk i zbatojnë praktikat vendase dhe ato ndërkombëtare më së mirë e sqaron veprimi i Gjykatës Penale e Shkupit e cila brenda dy muajve, për lëndë të ngjashme, miraton dy vendime të ndryshme. Kësisoj ajo në gusht të këtij viti përveç opinioni të ekspertëve, në seancën për rastin “Monstra” ku u prezantua dëshmitari i rrezikuar “E-1” e lejoi prezencën e mediave dhe publikut të thjeshtë. Ndërsa dy muaj më pas, gjatë rrëfimit të dëshmitari “S-1” në rastin e 27 prillit ajo publikun e largoi nga salla, me përjashtim të përfaqësuesve të OSBE-së dhe atyre të SHBA-ve. Dallimi mes këtyre të dy rasteve është se aktakuzën për “Monstrën” e përfaqëson Prokuroria Speciale Publike, ndërsa 27 prilli shqyrtohet nga Prokuroria për krim të organizuar. (koha.mk)