Sot, në Kuvendit e Kosovës, deputeti i VV’së, Arbër Rexhaj, ka treguar se çfarë kishte thënë një dëshmitar belg për mishin që u importua në Kosovë.
Në fjalën e tij, deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, ka treguar një pjesë të dëshmisë së një dëshmitari belg, i cili ka dëshmuar në hetimet që shteti i Belgjikës po bën në lidhje me këtë skandal.
Deputeti Rexhaj ka cituar dëshmitarin, i cili kishte thënë se “në mishin që u importua në Kosovë, gjaku që rridhte nuk e kishte ngjyrën e kuqe por të gjelbër”, shkruan express.
Muaj më parë në Kosovë shpërtheu skandali i mishit të prishur i cili ishte deri në 12 vjet i vjetër. Qindra kilogramë mish i prishur u gjetën në marketet tona e përveç kësaj edhe gjendje skandaloze në depot e tyre, ku u gjetën edhe minj të ngordhur.