“Kam humbur dëgjimin për disa sekonda, e dija se diçka nuk ishte në rregull dhe papritmas xhami u copëtua në të gjithë makinën”! Është kjo një nga dëshmitë e para që vjen nga shpërthimi i tmerrshëm në Liban.
Dëshmitari okular Hadi Nasrallah në një intervistë për BBC është shprehur se ka parë dhe ka dëgjuar gjithçka ka ndodhur duke e shprehur atë vetëm një një fjalë “ishte i frikshëm”.