Dëshiron të shohësh muzeun? Dhuro gjak dhe e ke falas

33

Muzetë në Francë janë mbuluar prej muajsh, si masë parandaluese ndaj pandemisë, dhe me shumë gjasa do të mbeten të tilla edh në javët në vijim. Do të kishte shumë të pasionuar që do të paguanin shtrenjtë për të soditur edhe një herë kryeveprat artistike, dhe një muze në Strasburg mendoi që të kërkonte më shumë se një biletë të kripur, madje vetë gjakun e vizitorit.

Nuk është skenari i një filmi horror, por iniciativa premtuese e muzeut të Artit Modern dhe Bashkëkohor, që hapi disa nga sallat e tij, pasi të kishin dhuruar gjakun në hyrjen e godinës, secili nga gjysmë litër.

Iniciativa mori sukses të menjëhershëm, aq sa rreth 200 vendet e përcaktuar mbaruan në pak minuta, duke dhuruar një sasi gjaku të kënaqshme autoriteteve shëndetësore, në një periudhë ku donacionet e gjakut janë në pikën më të ulët, edhe nga frika e infeksionit. “Një ndjenjë e papërshkrueshme, të bësh diçka të dobishme dhe më pas të admirosh gjithë këto bukuri”, tregon një mësuese e cila ka ardhur me vajzën e saj.