“Dua që në varrimin tim të ketë kështjella rëre, Batman dhe shumë copa akulli”. Këto janë dëshirat e fundit të Garrett Matthias, 5 vjeç, një fëmijë amerikan, i cili vdiq nga një formë e rrallë e kancerit.
Historia e tij është publikuar nga media të ndryshme ndërkombëtare, duke përfshirë edhe “The Guardian”, pasi familja filloi një fushatë për mbledhjen e fondeve në faqen e internetit “crowfundme gofoundme.com”. Dëshirat e fëmijës kanë bërë xhiron e botës në internet.
Prindërit Emilie dhe Ryan (që banonin në Des Moines, Iowa) u aktivizuan për të përmbushur dëshirat e djalit të tyre, të cilët gjatë muajve të kimioterapisë kishin shkruar gjithashtu disa fraza për epitafin e tij, megjithëse askush nuk i kishte thënë për seriozitetin e sëmundjes.
“Garrett ishte një individ shumë i veçantë, – shpjegoi nëna e tij, – ajo që nuk donte me të vërtetë ishte që funerali i tij të mos ishte i trishtuar. Ne kemi derdhur shumë lot për nëntë muajt e fundit”.
Garrett, i apasionuar me superheronjtë e tij, gjithashtu shkruante: “Kur të vdes, do të doja të digjesha si nëna e Thorit, hiri im duhet të vihet në një pemë, kështu që në jetën e ardhshme mund të bëhesha një gorillë. Do të doja gjithashtu një varrim me tapete elastikë, me akuj dhe me Batman-in”.
Funerali u mbajt më 13 korrik, sipas dëshirës së fëmijës dhe hiri u vendos në një pemë në një zonë të mbrojtur.