Historia e Tara Foley është ndër më frymëzueset që do të lexoni. Ajo po planifikonte dasmën, por njeriu më i shtrenjtë i saj nuk mund të merrte pjesë. Ishte pikërisht gjyshja që e donte shumë.
Ajo qëndronte në azil. Dhe kur u pyet nga infermieret se cila ishte dëshira e saj, ajo tha që të merrte pjesë time. Por mjekët i thanë se nuk mund të fluturonte për shkak të zemrës, pasi ishte 103 vjeçe.
Tara u vesh si nuse, mori avionin dhe fluturoi për tek gjyshja me vello. Ajo nuk u tregoi as prindërve dhe as të fejuarit, shkruan Gazeta SHQIP
“Buzëqeshja dhe e qeshura e saj janë ngulitur përgjithmonë në mendjen time dhe dashuria mes nesh do të jetojë në zemrën time. Kur i thashë lamtumirë asaj atë nate, mendoj se të dy e dinim që do të ishte hera e fundit që do të shihnim njëri-tjetrin. Ajo më kapi faqet me duar, më vështroi drejt në sy dhe tha “Të dua shumë” dhe 27 ditë më vonë ajo ndërroi jetë. Jam shumë e bekuar që e kam këtë kujtimin tim të fundit me të. Ajo ishte përtej një gruaje të mahnitshme! Të dua Nana, gjithmonë e përgjithmonë!”, shkruan Tara për gjyshen. Kjo histori është komentuar nga mbarë bota.