Kushdo që mund të jetë kureshtar për dëshirën e fundit të Princit Filip duhet të presë 90 vite për ta mësuar atë. Ky është vendimi i Gjykatës së Lartë britanike me arsyetimin për të mbrotur “dinjitetin” e Mbretëreshës. Është bërë traditë në Britaninë e Madhe që në momentin që ndërron jetë në anëtar i familjes mbretërore të kërkohet vendim gjykate për të vulosur dëshirat e tyre të fundit. Në rastin e Princit Filip vulosja do të zgjasë 90 vjet. Kjo do të thotë se para plotësimit të këtij afati, askush përveç njerëzve që kanë qenë pranë tij në momentet e fundit të jetës nuk mund të tregojë dëshirën e fundit të monarkut dhe përveç kësaj, pas 90 vitesh do të jenë trashëgimtarët ata që do të vendosin nëse duan ta bëjnë publike këtë dëshirë, apo o.
Gjykata u mblodh në muajin korrik në një seancë private. Pasi u dëgjuan të gjitha palët e interesuara, që nga prokurori i përgjithshëm, përfaqësuesi i qeverisë dhe përfaqësuesi i pronave të Princit Filip, gjykata doli me vendim këtë të enjte. Vendimi u dha nga Sir Andrew McFarlane, anëtar i GjykatëS së Lartë që në karrierën e tij numëron 30 vendime të ngjashme për familjen mbretërore britanike dhe për herë të parë në 100 vitet e fundit ai vendosi me kusht që dëshira e një anëtari të familjes mbretërore të mund të zbulohet. Kushti është pëlqimi i pasaardhësve, por pas 90 vitesh.