Nancy Pelosi e dinte që kështu do të ndodhte, por demokratët e detyruan të hidhej në veprim. Do të kishin bërë mirë ta përqendronin zjarrin e tyre tek zgjedhjet e nëntorit. Impeachment-i, nuk do ta siguronte kurrë “skalpin” e presidentit. “ E dimë të gjithë si do të përfundojë kjo punë”, tha Mitch McConnell, kreu i mazhorancës së senatit republikan për Fox News në 12 dhjetor, pak përpara se Dhoma e Përfaqësuesve të votonte me 230 vota pro dhe 197 kundër për ta veshur Donald Trumpin me faj. “Nuk ka asnjë shans që presidenti të largohet nga detyra”, shtoi ai.
Bindja gjerësisht e përhapur – se një Senat i kontrolluar nga republikanët nuk do të votonte kurrë për largimin e Trumpit – që zhdukur në mesin e disa demokratëve amerikanë. Marsin e vitit të kaluar, Nancy Pelosi, udhëheqësja veterane demokrate Dhomës së Përfaqësuesve, i këshilloi kolegët e saj demokratë që të mos i hynin rrugës së shkarkimit. “Unë nuk mendoj se duhet të shkojmë andej”, pati thënë ajo. Pas tre vitesh shpalljeje të Trumpit një kërcënim ekzistencial për kombin, Pelosi e dinte që demokratët do të ndihmonin presidentin nëse do të ndërmerrnin veprime që jo vetëm nuk ishin të garantuara sedo ta hiqnin, por edhe do t`i lejonin të riaplikonte rolin e vet të preferuar: atë të ringjalljes së Feniksit. Por Pelosi kishte ngecur keq në këtë situatë.
Ashtu si Theresa May, ajo ishte kthyer në drejtuesen e nje procesi që kurrë nuk kishte dashur të ndodhte. E përballur me një revoltë mes ligjvënësve demokratë, të cilëve u lipseshin kredenciale të forta anti-Trump për të fituar zgjedhjet e tyre paraprake për kongresin, ajo u dorëzua përpara vendosmërisë për ta larguar Trumpin me mjete ligjore. Telefonata e tij e regjistruar në 25 korrik, që i drejtohej presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, dukej se siguronte të gjithë përbërësit që i mungonin “ supës” së raportit Mueller: një quid-pro-quo i stilit mafioso; një ndërhyrje në procesin zgjedhor të SHBA-së dhe mbi të gjitha, ngarkesa e parezistueshme e erës së luftës së ftohtë sipas të cilës Trump – me idenë e tij për të vonuar dërgimin e raketave antitanke Javelin në Kiev – po rrezikonte sigurinë kombëtare duke mospërshkallëzuar sa duhet tensionet me Rusinë.
Shumë pak mund të vihet në diskutim që Trumpi bëri një shkelje e cila mund të konsiderohet vërtet material për shkarkim, kur I inkurajoi ukrainasit të hetonin marrëdhëniet e Joe Biden në Ukrainë. Por shumë presidentë kanë kryer vepra të tilla gjatë kohës së tyre në detyrë – duke nisur nga kontrolli i Franklin Rooseveltit mbi kundërshtarët politikë e deri tek gënjeshtrat e George W Bush për të justifikuar luftën në Irak. Ironia është se Trump tani e pret me padurim “gjyqin” e tij në Senat, i bindur se publiku do të jetë në anën e tij. Sado që pas Niksonit e Klintonit, amerikanët e shohin me më pak misticizëm zyrën e presidentit, ajo vazhdon vazhdon të rrethohet nga një lloj aureole. Dhe shanset me të mira për demokratët që t`i “tkurrin fuqitë perandorake presidenciale” janë të mbështesin një kandidat presidencial I cili të jetë I përkushtuar ndaj kauzës që Kongresit, t`i rikthehen fuqitë e tij të luftës.