Ka ardhur një kërcënim i ri nga ana e ISIS në pritje të Kupës së Botëës që do të zhvillohet verën e ardhshme në Rusi. Këtë herë “viktima” e tyre ka qenë trajneri i kombëtares franceze Didier Deschamps, i cili ëshhtë përkufizuar si “Armik i Allahut”. Në internet është publikuar një fotografi ku tekniku i Francës shaqet i veshur me një uniform të ngjashme me atë që mbajnë të urgosurit në Guantanamo, me duar të lidhura me zixhirë dhe me një pistoletë të drejtuar ndaj tij. Fotografia është shoqëruar me mesazhin: “Do të vazhdojmë t’ju terrorizojmë dhe të shkatërrojmë jetët tuaja”.